Deputeti Aliu (LVV) në Kuvend: Për pak energji po shkatërrohen lumenjtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu u shpreh kritik për dhënien licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.

Gjatë interpelancës ku ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi po raporton para deputetëve, Aliu tha se për vetëm pak energji janë shkatërruar, e po shkatërrohen lumenjtë.

Aliu: Për pak energji që paguhet tepër shtrenjtë, po shkatërrohen lumenjtë

Video:

“Për fare pak energji që paguhet tepër shtrenjtë u shkatërrua, e po shkatërrohen në vazhdimësi lumenjtë. Deri edhe përroskat e vogla futen në gypa, siç është rasti i dy lumenjve të vegjël në Shtërpcë. Nuk përtohet as të ndërtohen kanale betoni në gjatësi të tëra në lumin Lepenc, pa e pasur idenë se a është shtrat lumi apo duhet të ndërtohet aty apo jo”, tha ai.

Krahas kësaj, deputeti Aliu kërkoi nga kolegët e tij në Kuvend që të harmonizojnë një rezolutë për parandalimin e shkatërrimit të tillë të lumenjve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close