Deputetja Gaxherri (LDK): Licencimi për dy hidrocentralet, i papranueshëm dhe me pasoja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri e ka quajtur të papranueshme dhe me pasoja të pariparueshme për mjedisin, dhënien e licencave për kompaninë “Kelkos Energy”.

Ajo në interpelancën e sotme të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi për lëshimin e licencave për hidrocentralet, tha se investimi në grykën e Deçanit nga “Kelkos” është modeli më i keq i mundshëm që shpërfaqë parregullsi të shumta.

Gaxherri: Lëshimi i lejeve dhe licencimi për hidrocentralet është i papranueshëm

Video:

“Procesi i investimit në grykën e Deçanit nga kompania “Kelkos” është modeli më i keq i mundshëm, i cili shpërfaq shumë parregullsi, dyshime dhe pasoja të pariparueshme në atë hapësirë… Zotëri ministër, lëshimi i lejes mjedisore dhe licencimi nga ZRRE është i papranueshëm, me gjendjen mjedisore që është shkaktuar nga ajo hapësirë. Ne kërkojmë nga institucionet tona të respektojnë ligjet”, tha ajo.

Krahas kësaj, deputetja e LDK-së kërkoi nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm të auditojë të gjitha licencat që janë dhënë për hidrocentralet.

Gaxherri adresoi edhe kritika për thirrjen e kësaj interpelance, derisa Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar punët për këto dy hidrocentrale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close