Gjermanët më të padëmtuarit psikologjikisht nga pandemia

ATSH-ANSA/ – Koronavirusi ka dëmtuar shëndetin mendor, por jo të gjitha vendet e kanë vuajtur në mënyrë të barabartë, sipas një sondazhi të YouGov.

Gjermania ishte më pak e prekur, me rreth 44% të të anketuarve që thanë se ”pandemia kishte ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre psikologjike”.

”Britania e Madhe ishte në skajin tjetër të shkallës me 65%, ndjekur nga Hong Kongu me 63% dhe Italia me 62%”, sipas sondazhit të institutit.

SHBA u renditën në vendin e nëntë me 56%, nga 16 vendet e përfshira në studim.

Mbi 21 000 njerëz u intervistuan në sondazh, i cili përfshiu moshat 18 vjeç e lart.

Studimi nuk dha detaje se sa të rrepta ishin masat e bllokimit në secilin rajon dhe sa i lartë ishte numri i vdekjeve në vend.

Gjermanët gjithashtu kishin më shumë gjasa të thoshin se virusi nuk kishte asnjë ndikim në shëndetin e tyre mendor, me 45 %.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close