Parashikimi i motit

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, ndërsa në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Në fushat termike parashihet të kemi ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close