Për një ditë,55 aktakuza ndaj 67 personave në Kosovë

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë ngritur 55 aktakuza ndaj 67 personave,

Sipas Prokurorit të shtetit, janë ndalur 4 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave të dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar”, thuhet në një njoftim për media.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close