Sot në bisedimet Kosovë-Serbi, diskutohet për pretendimet financiare

Pas më shumë se një muaj, sot në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni në kryeqendrën evropiane do të vazhdojë negociatat të mbetura në gjysmë nga takimi i 29 tetorit.

Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE.

Ky është takimi i shtatë i delegacioneve në rang ekspertësh të Beogradit dhe Prishtinës që nga vazhdimi i dialogut në korrik të këtij viti.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm thotë se çështjet e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës janë në rendin e ditës.

Nga zyra e kryeministrit Hoti u shprehën se bashkë me Hysenin do të marrin rrugë në Bruksel dhe ekspertë e ekonomisë.

Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdojë diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë ditë më parë, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, transmeton KP.

E këtë takim e konfirmuan për KosovaPress edhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por pa e zbërthyer agjendën e takimit.

Për dallim nga takimet e nivelit të ekspertëve, liderët e shteteve, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk janë takuar që nga fillimi i shtatorit.

Dialogu Kosovë-Serbi, sot diskutohet për pretendimet financiare

Sot në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE.

Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar Telegrafin se në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare.

Ajo bëri të ditur se ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga koordinatori, Skënder Hyseni.

“Takimi i radhës në Bruksel do të zhvillohet të enjten në nivel të ekspertëve. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ishte shprehur Baxhaku.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close