Demi: Aplikimi në Trust vazhdon, brenda një orë numri arrin në 100 mijë

Zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi në emisionin “Imazh” të RTK-së ka dhënë sqarime rreth problemeve që pati uebfaqja për tërheqjen e 10 për qind të parave nga Trusti.

“Ende nuk kemi sqarim të plotë nga departamenti i IT, por problem ka qenë i sigurisë që e ka ndalur funksionimin e faqes”, ka thënë Demi.

Ai ka shtuar dështimi i faqes nuk ka ndodhur për shkak të numrit dhe fluksit të madh të aplikuesve, por për shkak të sigurisë dhe kjo çështje, sipas tij, do të sqarohet së shpejti.

“Ne jemi marrë ndërkohë me gjetjen e zgjidhjes së shpejt dhe ofrimin e një adresë të re ku procesi ka shkuar dhe po shkon mirë. Deri më tani i kemi mbi 70 mijë aplikues”, ka thënë Demi.

Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.

“Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë 100 mijë aplikime. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash. Jemi të kënaqur që shërbimin, sepse e kemi kthyer shumë shpejt”, ka thënë Demi.

Sa i përket se si do të bëhet tash pagesa e aplikuesve, Demi ka thënë se pagesa bëhet në grup, në bllok.

“S’ka rëndësi kur aplikon, sepse pagesat në bankë do të bëhen në grup. S’ka rëndësi sa shpejt aplikon, dhe nuk është me nxitim të bëhet kjo – sot, nesër apo pas pesë ditësh paratë do të dalin në bllok. Do të jemi këtu që t’ju shërbejmë të gjithëve”, ka thënë Demi. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close