Eurodeputetët vlerësojnë Shqipërinë, të pa kompromis për kushtet

Megjithë vlerësimet e eurodeputetëve në Parlamentin Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE, nuk bëhet kompromis: Para çeljes së negociatave duhen plotësuar kushtet e kërkuara.

Eurodeputetja Isabel Santos, raportere për Shqipërinë prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të enjten, (10.12) raportin e progresit për Shqipërinë për vitet 2019-2020. Raporti përmban arritjet dhe kërkesat e Këshillit Europian që përkojnë me ato të Bundestagut gjerman e që Shqipëria duhet të plotësojë që të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Santos i cilësoi shqiptarët një popull europian që meriton të meriton të integrohet në BE.

“Ne besojmë se Shqipëria ka bërë progres të madh. Ne duhet të japim sinjale pozitive. Mosmbajtja e konferencës së Parë Ndërqeveritare do të ishte padrejtësi për ta. Ne kemi të bëjmë me një popull pro-europian, dëshira e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE është e madhe dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”, citohet Isabel Santos të ketë thënë në fjalën e saj të prezantimit të draft-raportit.

Kushte të paplotësuara dhe shqetësime

Nga ana tjetër Santos pranoi, se “Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet që i kemi vënë dhe të gjitha kërkesat e Këshillit Europian”. Raporti për Shqipërinë përmban edhe shqetësime për “vijimin e reformave që janë të rëndësishme në radhë të parë për qytetarët e Shqipërisë dhe pastaj për integrimin.” Santos përmendi vijimin e reformave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfundimin e reformës në drejtësi, angazhimin dhe përfshirjen e të gjitha forcave politike në normalizimin e jetës politike, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset politike të vendit, si detyra për t’u plotësuar. “Gjykata Kushtetuese duhet të rikthehet në funksionimin e saj të plotë”, kërkoi Santos.

Po ashtu një shqetësim tjetër për raporteren Santos është edhe largimi i rinisë nga Shqipëria, por e ardhmja e vendit është popullsia e re dhe e talentuar. “Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen, të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë në Shqipëri”, nënvizoi ajo.

Eurodeputetët në favor të hapjes së negociatave

Në të njëjtën linjë me raporteren Santos për të mbështetur Shqipërinë në hapjen e negociatave u shprehën të enjten edhe disa europarlamentarë. Eurodeputeti nga Sllovakia, Michal Simacka i ka bërë thirrje Parlmentit Europian të mbështesë Shqipërinë. “Është koha që parlamenti të ngrihet dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian. Ka bërë reforma të jashtëzakonshme”, është shprehur Simacka.

Kurse eurodeputeti nga Austria, Thomaz Waitz, e konsideroi të rëndësishme për Shqipërinë mbështetjen ekonomike dhe atë ndaj mjedisit. Elsa Fenet nga Komisioni Europian vlerësoi kryesinë e OSBE nga Shqipëria – “një sfidë e madhe për Shqipërinë, pasi këtë vit u përball me sfida të mëdha si situata në Bjellorusi, Nagorni- Karabak etj. Shqipëria ia doli mbanë më së miri në këto situata edhe pse nuk kishte përvoja të mëparshme”, tha Fenet. Draft Progress Raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë për vitin 2019-2020 vlerëson se progresi në anëtarësim bëhet nën metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close