Guterres kërkon reformë në Këshillin e Sigurimit

ATSH-AFP/ – Duke folur për luftën e veçuar kundër COVID-19, kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u shpreh sot në favor të një reforme të Këshillit të Sigurimit për të forcuar multilateralizmin dhe për t’u dhënë vendeve në zhvillim një zë.

“Pandemia ishte provë se bota ka nevojë për më shumë multilateralizëm dhe institucione më të forta ndërkombëtare”, vuri në dukje ai duke iu referuar veçanërisht përbërjes së Këshillit të Sigurimit të KB-së.

“Kombet që dolën në krye më shumë se shtatë dekada më parë kanë refuzuar të mendojnë për reformat”, shtoi kreu i KB-së, duke bërë thirrje që vendet në zhvillim të kenë një zë më të fortë në vendimmarrjen globale.

Guterres nuk dha një shembull specifik për të mbështetur vërejtjet e tij, por bëri thirrje për reforma me qëllim korrigjimin e pabarazive në bazë të marrëdhënieve aktuale botërore.

Këshilli i Sigurimit ka një total prej 15 anëtarësh, ku pesë janë të përhershëm (SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani e Madhe), secili me të drejtë vetoje dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, gjysma e të cilëve rinovohet çdo vit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close