Kosova dhe Shqipëria së bashku në parandalimin e terrorizmit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga  Lulzim Fushtica, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe delegacionit nga Republika e Shqipërisë, të udhëhequr nga Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, pranë Zyrës së Kryeministrit, Lejdi Dervishi.

Në këtë takim u diskutua për metodat që janë duke përdorur të dy shtetet sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, mundësitë e koordinimit të veprimeve të të dy vendeve për parandalimin e  këtij fenomeni.

Me theks të veçante u diskutua për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, qasjen që janë duke përdorur të dy vendet, në kthimin në jetën normale të këtyre personave dhe risocializimin e tyre, si një ndër metodat esenciale për kthimin e tyre në normalitet.

Të dy delegacionet u dakorduan që të ndajnë përvojat e përbashkëta, duke marrë për bazë format që kanë përdorur vendet e ndryshe të botës, me qëllim të krijimit të një partneriteti, ku aty ku ka nevojë të dy shtetet të mbështesin njëra tjetrën.

Në fund të takimit të dy delegacionet shprehën nevojën e takimeve dhe komunikimin e vazhdueshëm, në mënyrë që dy vendet të trajtojnë me qasjen e duhur këtë dukuri shumë komplekse.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close