Murati: VV kishte dorëzuar padi kundër vendimit të ZRRE për tarifat nxitëse

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për vitin 2019.

Për këtë kryetari i Komisionit për Ekonomi ka kërkuar edhe votën e deputetëve, por që Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur skandaloze disa vendime që janë marrë vitin e kaluar nga ky institucion. Megjithatë, të pranishëm në sallë kanë qenë vetëm 42 deputetë, dhe nuk është hedhur në votim miratimi i këtij raporti.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Endrit Shala ka kërkuar të miratohet ky raport vjetor, duke thënë se është në pajtim me ligjin.

Shala: Ftoj të gjithë deputetët që ta miratojnë këtë raport

“Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në mbledhjet e mbajtura me datën 26 maj 2020 dhe 28 maj 2020 e ka shqyrtuar raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2019, të cilin raport e ka paraqitur para deputetëve bordi i ZRRE-së. Komisioni me shumicë votash ka konkluduar që raporti është në pajtim me nenin 10 paragrafi 1, të ligjit në fjalë, dhe ka nxjerrë këtë rekomandim: Të miratohet raporti vjetor për Zyrën e Rregullatorit për Energji për vitin 2019, në emër të komisionit ftoj të gjithë deputetët që të miratojnë këtë raport”, ka thënë Shala.

Ndërsa, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekurat Murati ka theksuar se gjatë vitit të kaluar është marrë një vendim skandaloz nga ana e këtij institucioni për miratimin e tarifave nxitëse për projektet solare.

Ai ka treguar edhe padinë që kanë bërë për këtë institucion

Murati: LVV kemi dorëzuar padi, dhe ka ndikuar në pezullimin e këtij vendimi

“I cili veprim ishte marrë kundërligjshëm me 28 nëntor, pra ishte ditë festë, ditë pushimi në mbledhjen e bordit. Dhe për më tepër ishte edhe një ditë pas tërmetit famëkeq që kishte ndodhur në Shqipëri. Pra, në një kohë kur të gjithë kishin sytë kah Shqipëria, dhe askush nuk po merrej as mediat, as gazetarët dhe shoqëria civile nuk po merrej me ngjarjet që po ndodheshin këtu, bordi i këtij institucioni merr vendim që favorizonte biznese të lidhura me politikën. Për këtë qëllim, për këtë çështje, ne si Grup Parlamentar kemi dorëzuar edhe padi, e cila ka ndikuar në pezullimin e atij vendim, dhe është cilësuar edhe vendim ilegal. Ndihmë shtetërore e papranueshme nga komisioni për ndihmë shtetërore”, ka deklaruar ai.

Veç tjerash ai ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër këtij raporti.

Ndërsa, emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu ka treguar se janë pro këtij raporti.

Rekaliu: Kërkojmë edhe nga grupet tjera politike që të përkrahin këtë raport

“Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkrahim këtë raport, andaj kërkojmë edhe nga grupet tjera politike që të përkrahin këtë raport”, ka thënë ai.

Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019, e ka përkrahur edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i këtij raporti, meqë të pranishëm në sallë kanë qenë vetëm 42 deputetë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close