Ndarja nga jeta e Paolo Rossit, Duka: Idhull për shumë breza, na fali emocione e gëzim

ATSH – I. Vata/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Gabriele Gravina, për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të famshëm, Paolo Rossi.

Në mesazhin e tij, presidenti Duka shkruan se Rossi ishte një burim frymëzimi edhe për shqiptarët në periudhën e vështirë të komunizmit, duke na dhuruar emocione dhe gëzim me paraqitjet e tij në fushën e lojës, veçanërisht në Botërorin e vitit 1982 ku ai ndihmoi Italinë të shpallej kampione e botës. Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Paolo Rossi ishte një idhull për shumë breza dhe ka një vend të veçantë në historinë e futbollit botëror.

“Me trishtim mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, një ish-futbollist i shkëlqyer i klasit botëror dhe një idhull për shumë breza. Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të komunizmit përmes emocioneve dhe gëzimit që na dhuroi në finalet e Botërorit 1982. Sot futbolli humbi një tjetër emër të madh dhe Paolo meriton një vend të veçantë në hollin e famës të historisë së futbollit. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rossi, Federatës Italiane të Futbollit dhe komunitetit italian të futbollit”, – shkruan Duka.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close