Nënkryetari i PDK-së,Ali:Presidenti kalon nëpër zyrat e të gjitha partive politike

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka thënë se presidenti duhet të jetë konsnesual dhe kësisioj të ketë pranueshëmëri të të gjitha partive.

Aliu tha në Kanal10 se në ndonjë rrethanë tjetër do duhet të bëhej me zgjedhje direkte nga qytetari nga populli por meqë  Kosova nuk e ka ligjin në aspektin e zgjedhjes sigurisht që duhet të kaloj nëpër zyrat e të gjitha partive politike nëse është qellim që të zgjidhet një figurë e pranushme për të gjitha partive politike që të ju shmangin zgjedhjet nëse janë të shmangshme ato.

Ky deklarim i Aliu vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit, se “presidenti kalon ka zyret e LDK-së”, moto kjo tashmë e njohur e nënkryetarit të LDK-së.

Aktualisht, në karrigen e presidentit është Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës, teksa partitë politike po kanë përplasje dhe mos-pajtime për personin që duhet të jetë në krye të shtetit.

Gjerë më tani pretendimet për këtë post ka shfaqur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk kanë vota për asnjë kandidat që vjen jashtë këtij subjekti politik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close