Prokurori i Shtetit dhe misioni i KFOR-it flasin për bashkëpunim

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici.

“Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi ka uruar komandantin Federici për detyrën e re, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për angazhimin e KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit, ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it me funksionimin, punën, të arriturat dhe sfidat e institucionit të Prokurorit të Shtetit në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të identitetit evropian”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe komandantin e i KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndër-institucional si dhe u pajtuan që të intensifikojnë atë edhe në të ardhmen, lidhur më çështjet e interesit të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close