Rama viziton policët e plagosur: Meta dhe Berisha nxitës dhe orkestrues të protestës

ATSH/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” policët e plagosur nga protestat e zhvilluara ditët fundit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Në një prononcim për mediet, pas vizitës në spital, Kryeministri Rama tha se “kush del në protestë ka gjithë të drejtën e Zotit dhe të drejtën e vet të manifestojë indinjatën e tij për një akt që ka indinjuar të gjithë, por nuk ka të drejtë të prekë asnjë fije floku të askujt tjetër”.

“Policia e Shtetit nuk është një lukuni njerëzisht të mbledhur me lekë dhe të nxitur dhe të orkestruar nga Presidenti i Republikës që akoma s’e ka dënuar dhunën, akoma nuk është kujtuar t’i thotë një fjalë kësaj familjeje që rri këtu, babë e nënë me zemërdridhur dhe asaj bashkëshorte që rri atje me lot në sy për efektivin e Policisë, por del dhe një orë përpara lajmit se po i vjen fundi botës nga kjo lukuni dhe inkurajon lukuninë dhe vë gishtin mbi Policinë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “prova është kjo që sapo thashë. Prova janë fjalët e Presidentit të Republikës që është nxitës dhe orkestrues së bashku me atë tjetrin ish-president i Republikës, ish-kryeministër që sot e gjithë ditën është krenar që ka vrarë njerëz dhe i vjen keq që nuk ka vrarë akoma më shumë njerëz dhe vazhdon dhe i tregon shqiptarëve se dhuna është rruga për të bërë përpara në këtë vend e në këtë shoqëri”.

“Prova janë ato pamje dhe ata minorenë, të cilët janë të manipuluar dhe të abuzuar, dhe patjetër të joshur edhe me para, për të marrë rrugët dhe për të bërë ato që bëjnë, pa qenë të vetëdijshëm se çfarë vepre bëjnë, sepse për minorenët nuk mund të hyjmë në diskutim që kanë ndonjë një axhendë politike. Është e pandodhur më parë dhe kjo është partia e Presidentit që të përdorë minorenët për të vënë nën hu e nën zjarr kryeqytetin e vendit. Këto janë gjërat që duhen vënë të gjitha me radhë sipas peshës dhe goditjes që i bëjnë qetësisë dhe sigurisë së njerëzve psikologjikisht, dhe pastaj flasim për ata që ankohen pse Policia reagoi”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “Policia ka qenë përtej kufijve të tolerancës qoftë natën e parë kur është kthyer në një mur, për të marrë në shënjestër këta me gur e me hunj, qoftë natën e djeshme. Policia, si në të gjithë botën, ka detyrën të reagojë në mënyrën proporcionale dhe as të tërhiqet e as të pranojë të goditet e të lërë dritën e syve këtu, se duan disa të bëjnë shesh e përshesh bashkë në mes të Tiranës”.

Kreu i qeverisë tha se “Policia ka qenë përtej përmbajtjes ka qenë në kushtet e pranimit të dhunës, a thua se doli të pranojë natën e parë që dakord, ja ku jemi, na bini, na bëni çfarë të doni, sepse ndjejmë edhe ne peshën e dhembjes tuaj. Dakord, por kjo nuk do të thotë që këtu u gjet sheshi për të bërë përshesh”.

“Jo Ilir Meta dhe Sali Berisha, bashkë me Monikën dhe atë tjetrin, por nuk ka asnjë logjikë dhe asnjë mundësi që çfarë është ndërtuar me shumë mund dhe çfarë vazhdon ndërtohet sot të merret dhe kthehet përmbys nga ata dhe kushdo tjetër, sepse ata dashkan të vijnë në pushtet. Dhe një nga gjërat më të mira që është ndërtuar në këtë pushtet, pavarësisht se ende në proces dhe pavarësisht procesi i ndërtimit të gjithë ngrehinës në gjithë formën e përmbajtjen së Policisë së Shtetit është vetë Policia e Shtetit, është institucioni më i respektuar sot në opinionin publik” – nënvizoi Rama.

Kryeministri tha se “e përmendi Ministri i Brendshëm para pak kohësh, kemi marrë edhe anketimin e bërë nga programi i qeverisë suedeze për policimin në komunitet dhe si çdo vit është matur pëlqyeshmëria e opinionit publik për Policinë e Shtetit, është më e larta e pasur ndonjëherë. Patjetër që ka probleme, po mos të kishte problem nuk do ishim duke qeverisur, duke bërë opozitë e duke bërë informacion”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close