Ahmeti:7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të komunës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Spend Ahmeti ka njoftuar më shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të komunës.

Sipas Ahmetit, pas pastrimit të listave, përjashtimit të bizneseve që nuk janë të Prishtinës dhe atyre që nuk janë aktive, kanë kaluar mbi 4,000 biznese.

“Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë”, ka shkruar ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close