Letër publike e familjes Rasha

ATSH/ Familja e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit, bën thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera.

Mes të tjerash, në letrën publike e cila disponohet nga Top Channel, anëtarët e familjes Rasha shkruajnë se “pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij”.

Më këtë frazë keqardhjeje nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, për vrasjen e të cilit ka pasur protesta të dhunshme ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qytete.

“Ato që po shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë. Po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme”, thuhet në letër.

“Djalit tonë”, vijojnë familjarët e Klodian Rashës, “ia mori jetën arma e një polici”. Ndaj familja kërkon drejtësi deri në fund.

“Por rrëmujat në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici nuk sjellin drejtësi, por vetëm padrejtësi të tjera”, shprehen familjarët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close