Rama: Tejet e dhimbshme, streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare

ATSH/ Kryeministri Edi Rama dënoi sot përdorimin e minorenëve nga opozita në protestat e dhunshme që po zhvillohen në vend.

“Prindër demokratë dhe opozitarë! Terroristët e Boko Haramit që i përdorin sot e gjithë ditën fëmijët si kamikazë në Afrikë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve politikë të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri, si streha e fundit e maskarallëkut të politikës së vjetër opozitare, kjo është tejet e dhimbshme”, tha Rama.

“Këta fëmijë nuk janë të atyre që i paguajnë e që fërkojnë duart me këto pamje dhe këto pamje kaq të dhimbshme s’kanë asnjë lidhje me drejtësinë e me Shqipërinë. Kjo nuk është selia e PS në Shkodër që po vandalizohet, kjo është pasqyra e shpirtit dhe e mendjes së udhëheqësve tuaj! Mos i harroni kurrë këto pamje dhe këta fëmijë, që të mos bëheni bashkëfajtorë me udhëheqësit tuaj në këtë krim me fëmijët, duke u besuar akoma ëndrrat, shpresat dhe zgjidhjen e halleve e të problemeve tuaja! Nesër cilido prej këtyre minorenëve mund të jetë fëmija juaj”, theksoi Kreu i Ekzekutivit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close