Sërish akte dhune gjatë protestës në Tiranë

ATSH/ Dita e katërt e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie ka nisur e qetë, por ndërsa protestuesit marshuan në bulevard e iu drejtuan drejtorisë së policisë nisën edhe sulmet e para ndaj pronës publike.

Grupi i protestuesve është i përbërë kryesisht nga të rinj dhe të mitur. Ata kanë marshuar fillimisht në drejtim të kryeministrisë dhe pasi kanë hedhur kapsolla, janë drejtuar për te drejtoria e policisë Tiranë, ku janë zmbrapsur nga policia e cila hodhi gaz lotsjellës.

Protesta është tensionuar dhe policia ka shoqëruar disa protestues të cilët kryen akte të dhunshme duke dëmtuar pronën publike.

Protestuesit thyen dritare të Ministrisë së Brendshme dhe grilat e Ministrisë së Ekonomisë.

Mediet raportuan se e pranishme në protest është edhe ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në rrugën “Myslym Shyri”, protestuesit kanë rrëzuar e shkatërruar tabela të sinjalistikës rrugores si dhe koshat e mbeturinave.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shoqëruan disa protestues të dhunshëm. Situata u qetësua pasi protestuesit u shpërndanë në rrugica.

Kjo është dita e katërt që protestohet në kryeqytet dhe gjatë ditëve të kaluara ka pasur efektivë të plagosur dhe dhe dëme të mëdha materiale, pasi protestuesit shkatërruan e dogjën semaforë, tabela rrugore, koshat e mbeturinave, thyen xhamat, dogjën dekorimet e festave e shkulën hekurat e rrethimit të institucioneve e gurët në bulevard me të cilët qëlluan policinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close