Shenjat që tregojnë që keni probleme me funksionimin e zorrëve

Funksionimi siç duhet i zorrëve dhe sistemit tretës ndihmon me rënien në peshë, pastrimin e lëkurës dhe mbajtjen e humorit nën kontroll.

Ekspertët e Shëndetësisë ndajnë disa nga shenjat më të zakonshme që paralajmërojnë për probleme të zorrëve dhe si të përmirësoni shëndetin e zorrës nëpërmjet edukimit të saj.

Kapsllëku dhe sindroma e zorrës së irrituar janë dy shenja që paralajmërojnë se zorrët nuk po funksionojnë siç duhet. Gromësirat pas ngrënies lidhen gjithashtu shpesh me shëndetin e dobët të zorrës, dhe mund të jetë shenjë e intolerancës ndaj karbohidrateve.

 Ekspertët sugjerojnë që të konsumoni ushqime që ndihmojnë në tretje, si jeshillëqet, para se të hani një vakt të pasur me proteina.

Nëse vazhdon t’ju vijë erë e keqe nga goja edhe pasi i keni larë dhëmbët, ose gjuha është mbuluar nga një shtresë e bardhë, duhet të kontrolloni shëndetin e zorrës. Lëkura e thatë, puçrrat dhe aknet janë fatkeqësisht shenja që paralajmërojnë për probleme me zorrët, si dhe sistemi i dobët imunitar. Ekspertët e Shëndetësisë sugjerojnë që të pini 3 litra ujë çdo ditë për të mbajtur zorrët të hidratuar, nga ana tjetër edhe lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm. Shumë gjendje të tjera shëndetësore fillojnë gjithashtu të përkeqësohen nga problemet me zorrët, si pamundësia për të rënë në peshë, depresioni ose mungesa e energjisë.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që të keni kujdes me dietën ushqimore dhe të filloni të lëvizni trupin në mënyrë që të përmirësoni shëndetin e zorrës, njëkohësisht edhe gjendjen mendore dhe rënien në peshë.

Lëvizja e sistemit limfatik në trup është e rëndësishme për të shpëtuar nga toksinat nëpërmjet frymëmarrjes dhe djersitjes.

Abuzimi me laksativët gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin e zorrës, duke qenë se ilaçet ose përzierjet bimore lëvizin vetëm ujin dhe ngadalësojnë lëvizjen e zorrëve.z. tosku/ 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close