Fillon shpërndarja e vaksinës kundër COVID-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të shpërndajnë vaksinat kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech, thanë zyrtarët. Shpërndarja e saj pritet të jetë një operacion logjistik kompleks, pasi muajt e ardhshëm pritet të vaksinohen dhjetëra miliona njerëz.

Gjenerali Gustave Perna, një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, tha më 12 dhjetor se procesi i shpërndarjes ka filluar tashmë me paketimin e vaksinave Pfizer në fabrikën e saj të prodhimit. Kompanitë e transportit do të fillojnë të zhvendosin vaksinën në mëngjesin e 13 dhjetorit në qendrat e shpërndarjes, nga ku do të dërgohen në spitale dhe qendra shëndetësore duke filluar nga 14 dhjetori.

Shpërndarja dhe administrimi i vaksinës përbën një sfidë të madhe logjistike për shkak se ajo duhet të mbahet në temperaturë -70 gradë Celsius.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA, më 11 dhjetor, miratoi vaksinën, e cila jepet me dy doza. Vaksinimi do të bëhet tek njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Pfizer ka në plan të sigurojë rreth 3 milionë doza në dërgesën e parë këtë javë, ose të mjaftueshme për 1.5 milion njerëz.

Vaksinimet e para do t’i japin përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se vaksina Pfizer-BioNTech dhe të tjerat, do të jenë më të disponueshme për një masë më të gjerë të njerëzve, deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Fillimi i menjëhershëm i fushatës së vaksinimit masiv vjen derisa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi ka arritur në gati 300.000./rel

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close