Ford prezanton Mustang Mach-E, SUV-in plotësisht elektrik

ATSH/ – Lajm i madh për Mustang. Marka, e cila ka qenë gjithmonë një frymë e lirë në sektorin e automobilave, nuk e kishte zgjeruar gamën e saj për 55 vjet dhe për ta bërë këtë ajo u përqendrua në modelet elektrike, shkruan vanityfair.it.

Ford prezanton Mustang Mach-E, SUV plotësisht elektrik i krijuar për të krijuar një urë midis sharmit rebel të makinave energjike dhe vullnetit për të menduar gjithnjë e më të gjelbër.

Paraqitur me një ngjarje mega në transmetim, makina mishëron më të mirën e teknologjisë elektrike, një nivel të lartë të personalizimit të performancës përshtatur me personin që e nget dhe shitje ekskluzivisht ne internet.

Duke ardhur në tregun europian nga fillimi i 2021, Mach-E shënon një hap shumë të rëndësishëm për Ford i cili për herë të parë në historinë e tij ka zhvilluar një model me emisione zero, falë një motori të mundësuar nga bateri elektrike shumë efikase.

I disponueshëm në variantin 4×4 ai ofron një superperformancë, ku kalon nga 0 në 100 km/h në 3,7 sekonda.

Motori plotësisht elektrik kombinohet më pas me evolucionin e teknologjisë Sync të strukturuar për t’u përshtatur sa më shumë që të jetë e mundur me zakonet e shoferit, duke ofruar ndihmë maksimale në përvojën e ngarjes.

Midis veçorive dalluese, spikat funksioni Phone As A Key, i cili lejon hyrjen e pasagjerëve duke njohur smartphone-in e pronarit dhe personave të tjerë të autorizuar dhe Gama Inteligjente, e aftë për të llogaritur autonominë e përdorimit, identifikimin dhe raportimin e stacioneve të karikimit bazuar në itinerarin e caktuar, falë lidhjes në re.

Një veçanti tjetër është mungesa e dorezave që e bën siluetën e Mach-E edhe më të efektshëm.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close