Identifikohen gjenet që përcaktojnë fytyrën

ATSH-ANSA/ – Janë identifikuar gjenet që projektojnë fytyrën dhe që premtojnë të bëhen çelësi për identifikimin e bazës gjenetike të disa keqformimeve të fytyrës, siç është çarja e buzës dhe qiellzës.

Rezultati i këtij identikiti të vërtetë gjenetik është botuar në revistën ”Nature Genetics” nga një grup i Universitetit të Pensilvanisë, koordinuar nga Julie White.

“Fytyra tregon me kë jeni të lidhur, nga vijnë të parët tuaj dhe madje edhe shëndeti juaj”, vuri në dukje White.

”Sidoqoftë, deri më tani ne dinim pak për mënyrën e formimit të fytyrave dhe mekanizmat që lidhen me keqformimet e tyre”, shtoi ajo.

Studiuesit identifikuan gjenet e fytyrës tek 3 566 individë britanikë dhe 4 680 amerikanë, prej të cilëve ishin në dispozicion të dhëna gjenetike dhe fotografi 3D të fytyrës shumë të hollësishme.

“Studimi i grupeve të shumta të të dhënave, i kombinuar me teknikat më të mira analitike ishte çelësi i kërkimit tonë”, vuri në dukje Peter Claes, kreu i Laboratorit të Gjenetikës së Imazheve në Universitetin Katolik të Louvain.

Sipas metodës së zhvilluar nga Claes, fytyra ishte e ndarë në 63 zona për të identifikuar ndryshimet midis individëve.

Për më tepër, u vendos një rrjet në imazhet 3D për të identifikuar mbi 7 000 pika, me qëllim gjetjen e lidhjeve midis tipareve të fytyrës dhe gjeneve.

“Ne kërkuam lidhje midis gjenetikës dhe karakteristikave të fytyrës, duke pyetur për shembull, nëse njerëzit me hundë të përmbysur ndajnë karakteristikat gjenetike”, tha White.

Sipas autorëve të studimit, të kuptuarit e rolit të gjenetikës në strukturën e fytyrës mund të ndihmojë për të kuptuar evolucionin e fytyrës, origjinën e disa keqformimeve të saj dhe gjithashtu mund të gjejë zbatime në mjekësinë ligjore, megjithëse kjo pikë e fundit do të kërkojë akoma ca kohë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close