Kodi kompjuterik lindi falë Ada Lovelace në… shekullin e 19-të!
Shpikja e programimit kompjuterik daton prej shekullit të 19-të dhe kjo, falë një gruaje: Ada Lovelace. E bija e poetit Lord Bajron, edhe pse do të jetë nëna e saj, ajo që do t’i sigurojë arsimimin,
Ada Lovelace ishte e para që vuri bazat e atij që do të bëhej kodi kompjuterik, pra programimi i makinerive. Në vitin 1832, kur ishte vetëm 17-vjeç, ajo takoi matematikanin anglez Charles Babbage, i cili po përpiqej të provonte një makinë
Në vitin 1832, kur ishte vetëm 17-vjeç, ajo takoi matematikanin anglez Charles Babbage, i cili po përpiqej të provonte një makinë llogaritëse.
E mirinformuar në matematikë, ajo e kuptoi shumë shpejt potencialin e një pajisjeje të tillë. Ada hartoi një shënim të hollësishëm, ku shpjegonte se si mund të bëhej një llogaritje komplekse me makinë, hap pas hapi. Pra, ishte ajo që shpiku parimin e programimit kompjuterik dhe algoritmet.
Vdiq nga kanceri i mitrës, kur ishte vetëm 36-vjeçe, më 27 nëntor 1852.
Në vitin 1979, Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së emërtoi një gjuhë programimi “Ada”, kurse CNRS emërtoi një nga superkompjuterët e tij në homazh të saj./Kalendari Enciklopedik Shqipëtar
Comments are closed.