Petro Koçi>:“Sa kohë PD vazhdon me metoda banditeske, do mbetet në bisht”

ATSH/ Kreu i Partisë Socialiste në Fier, Petro Koçi dënoi aktet e dhunës së kryera nga protestuesit një ditë më parë në këtë qytet, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike për nxitje të dhunës.

“Dega e PD-së, Fier me stilin ” vë zjarrin dhe fshih dorën” është munduar mbrëmë me anë të një deklarate me fjalor fondamentalist të argumentojë se Partia Socialiste paska paguar militantët e PD dhe fëmijë të tyre për të vënë zjarr e thyer xhama nëpër qytet. Ne paskeshim paguar edhe vetë kryetarin e PD të inspektonte operacionin zjarrvënës e gurhedhës para selisë së PS-së”, ”, tha ai.

Këtë deklaratë të tipit sigurims, ku zbulueshmëria kap nivele spektakolare, u shpreh Koçi, s’ka shans ta besojë asnjë anëtar i degës së shpartalluar të PD në Fier e jo me qyteti ynë.

“I bëj thirrje njerëzve me mend dhe me kulturë që kanë mbetur akoma në PD të distancohen nga këto praktika të dhunës e zjarrvënies dhe të përpiqen të imponojnë në PD kulturën demokratike të pranimit të verdiktit të votës dhe jo verdiktit të bandave që shkatërrojnë qytetin. PD-në e shpëton vendosja e mendimit qytetar në punën e saj dhe jo zjarrvënia për të kërcënuar qytetin”, shtoi Koçi.

Koçi apeloi edhe prindërit e këtyre të rinjve të mos lejojnë fëmijët e tyre të shndërrohen në kamikaze politik.

“Ju lutem prindërve të atyre fëmijëve që po përdoren nga PD për të djegur e plaçkitur objekte në qytet t’i shpëtojnë këta fëmijë nga shndërrimi i tyre në kamikazë politikë që do krijonte pasoja të parikuperueshme për të ardhmen e atyre vetë”, tha ai.

Fieri dhe Shqipëria do t’ja dalin, theksoi Koçi, duke shtuar se PD, sa kohë vazhdon me metoda banditeske, do mbetet në bisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close