Shqipëri kujdes, sa herë i duhesh Kosovës duhet të ndodhë diçka tek ti !

Shqipëri, Amerika po e bën Ushtrinë e Kosovës! Pse heshtë,ke halle tjera ti !
Shqipëri ki kujdes , se përditë e më shumë po futemi në pellgun e madh të zhbërjes.
Shqipëri edhe një gjë , i ke hallet tua por pa Kosovë nuk ka Shqipëri.
MOJ SHQIPËRI QË NUK JE ASKUND !
/Nga Fahri Xharra
Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova !
Më fal ! Por i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne, ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne, e ne të heshtim? Si lejohet, e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne?
Dhe Shqipëria heshtë, nuk bëzan!
Që nga koha e Ismail Qemalit, neve nuk patëm njerëz të denjë të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën, e pastaj deri te mbreti Zog, sa qeveri i ndërruan, pastaj mbreti, pastaj fashizmi, pastaj Enveri që me çdo kusht donte të hyj në histori me marksizëm – leninizmin e tij, donte ta rrënojë “ imperializmin” dhe “revizionizmin “ në botë . Pastaj Ramiz Alija, Sali Berisha, Fatos Nano dhe tani Edi Rama, asnjë nga këta, asnjë për komb. Le ta shikojnë historinë e tyre udhëheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i kanë marrë të ligat, le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një sukses kombëtar. Asnjë !
Historia e ka ndërruar strategjinë e poshtërimit ndaj nesh, ndaj shqiptarëve, ndaj Shqipërisë ! Shqipëria duhet ta dijë që është e rrethuar me dhelpra të politikë -bërjes. Shqipëria dhe shqiptarët duhen ta kuptojnë që politika e 200 vjetshi të fundit në Europë ka ndryshuar. Shqiptarët duhen ta dinë që Serbia dhe Greqia politikisht janë shumë të formuara , nuk janë aq të lehtë.
Shqiptarët duhet ta dinë se pse përkundër përpjekjeve ruso-turke , Shqipëria mbeti në kufijtë e 1912-tës. Shqiptarët duhen ta dinë se sa i mençur ishte kalkulimi që të mbetet kjo Shqipëri ashtu e cunguar .Pra vetëm të shpëtojë si një oazë e vogël i shqiptarisë . Ishin kohët e vështira edhe për ne por edhe për vendim-marrësit e cungimit territorial.
E mendoni sikur lakmia ruse ( 1912 ) t ‘ishte më e madhe se sa dashamirësia e Europës , ku do të ishin shqiptarët sot ? Jo , nuk ia kemi aspak falënderimin kësaj Shqipërie të vogël që e mbështeti Europa.
Europa na e ktheu borxhin , na e dhuroi Kosovën e pavarur, qëllimet ishin për një vazhdimësi të shlyerjes së faturave të saja të « gabuara «
E dini që ne i thamë : « Boll « nuk na duhet më shumë , se nuk e duam !
Ah moj Shqipëri që nuk je askund ! Të kemi nënë e nuk guxojmë asgjë që të themi . Por , nga pezmi e kam : « Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova ! Më fal ! Por i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne, ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne, e ne të heshtim? Si lejohet, e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne? »
Shikoni, të heshturit e Shqipërisë, Serbia nuk është për tu injoruar, sepse ajo kryen shërbime të mëdha në mohimin dhe shtrembërimin e historisë sonë, Librat e saja janë të pa numër , dhe të gjitha me një qëllim : Mohimin e shqiptarisë.
Shikoni ju të heshturit e Shqipërisë se si ju mashtron greku, se për Turqinë dhe Serbinë as mos të flasim.
Shqipëri , me gjendjen tënde dhe njerëzit që të mbajnë në arenën ndërkombëtarë nuk je askund.
Nuk je e re si shtet-formuese , e kalove shekullin ; por, kot së koti asgjë më shumë nga ti.
E di , që do të më shajnë pas këtij shkrimi por nuk munda ndryshe ; kur nëna është e lodhur , pa autoritet , pa krenari vështirë e kanë bijat e saja të gjenden ballë përballë me hienat që i rrethojnë.
Të gjithë mendonin se « buzë Adriatikut , rreze do të lëshojë Shqipëria » por u mashtruam .
E ne, na qoftë për marre e për turp , kënaqemi me një ideologji antikombëtare, i lejomë krymbat e huaj t`i lëshojnë larvat e tyre që vështirë çrrënjosen.
Shqipëri kujdes, sa herë i duhesh Kosovës duhet të ndodhë diçka tek ti !
Shqipëri, Amerika po e bën Ushtrinë e Kosovës! Pse heshtë,ke halle tjera ti !
Shqipëri ki kujdes , se përditë e më shumë po futemi në pellgun e madh të zhbërjes.
Shqipëri edhe një gjë , i ke hallet tua por pa Kosovë nuk ka Shqipëri.
/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close