Top eksperti shëndetësor amerikan për vaksinat anti-coronavirus:Ju përgjërohem,shpërfillni të gjitha ato teori të tmerrshme konspirative

Dr. Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, u bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Amerikanëve të Dielën për të “shtypur butonin e resetimit/rivendosjes” mbi skepticizmin në vaksinat anti-covid 19, duke theksuar se natyra e pavarur e procesit të miratimit dhe masa të forta sigurie duhet t’i japin besim publikut.

Në një intervistë në “Meet the Press”,në rrjetin e madh televiziv amerikan NBC, Collins tha se mosbesimi ndaj vaksinave vazhdon të jetë një burim shqetësimi i madh për zyrtarët e shëndetit publik, duke këmbëngulur që kushdo që dëshiron të “shikojë faktet” rreth zhvillimit të vaksinës, testimit dhe shënimeve të sigurisë duhet “shumë të bindur”.

“Unë do të doja t’u përgjërohesha njerëzve që po e dëgjojnë këtë në këtë mëngjes që vërtet të shtypin butonin e resetimit në çdo gjë që ata mendojnë se dinin për këtë vaksinë që mund t’i bëjë ata të jenë kaq skeptikë. Të dhënat janë atje tani, “tha ai.

“Ky është një rezultat shumë i fuqishëm i kësaj përvoje tepër intensive, gjithëvjetore, për ta zhvilluar këtë. Unë mendoj se të gjithë njerëzit e arsyeshëm – nëse do të kishin mundësinë të linin mënjanë zhurmën dhe të shpërfillnin të gjitha ato teori të tmerrshme konspirative – do ta shikonin këtë dhe do të thoshin: Unë e dua këtë për familjen time, e dua për veten time. Njerëzit po vdesin tani; si mund të thuash ndoshta të presim dhe të shohim nëse kjo mund të nënkuptojë se do të ndodhë ndonjë tragjedi e tmerrshme. “Ka shtuar ai thellë i bindur në sigurinë e vaksinës.

P&P nga Xh.Arifi për proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close