Kulla e pjerrët e Pizës

Kulla e pjerrët e Pizës ose thjesht Kulla e Pizës është kambanorja e Katedrales së Pizës. Eshtë vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e tretë më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës. Edhe pse kishte si qëllim te ishte kullë e drejtë, Kulla e Pizës filloi dalëngadalë të anonte. Si fillim kishte prirje të anonte drejt juglindjes menjëherë pas përfundimit të ndërtimit të saj në 1173 me një baze te dobët mbi një tokë jo të forte, gjë që u bë shkak që kulla të anohej.

Në ditët e sotme kulla anon drejt jugperëndimit. Lartësia e kullës është 55,86 m nga toka në anën më të ulët dhe 56,70 m në anën më të lartë. Gjerësia e murit ne bazë është 4,09 m dhe në krye 2,48 m. Pesha e saj është vlerësuar 16 000 ton. Kulla ka 294 ose 296 hapa, kati I shtatë ka 2 hapa më pak në veri. Para se të niste puna për restaurimin e kullës, e kryer midis 1990 deri në 2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 grade, kurse pas përfundimit te punës qëndron në një pjerrësi prej 3,99 gradë. Kjo do të thotë që maja e kullës qëndron 3,9 m më lart se vendi ku duhej të ishte nëse do te ishte kullë vertikalisht perfekte./Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close