Linjë e re transmetimi me Kosovën, Rama: Ja pse duhet Shengeni rajonal

Kryeministri Edi Rama ishte sot në dispecerinë e OST , ku nga sot nisi operimi i pavarur i Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.

Gjithashtu, nis nga puna edhe linja 400 kV e transmetimit mes dy vendeve.

Rama tha se kjo është një arritje historike, që kishte mbetur pezull që në vitin 2010, por u përfundua vetëm në 206, ndërsa arsyeja pse nuk ishte vënë në punë ishte vetoja nga Serbia.

Rama: Më në fund ja kemi dalë të arrijmë këtë ditë, që nëse kthehemi pas ka marrë shumë kohë. Në shkurt 2010, kur qeveria ka miratuar një hua për ndërtimin e linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë dhe sipas zotimit të kryeministrit paraardhës, linja që do përfundonte për 2 vite, që ishte citoj” një marrëveshje historike”, duke hequr këtë pjesë të fjalës me të cilën pajtohem, duhet të kujtoj se puna nuk filloi kurrë.

Jo vetëm që asgjë nuk nisi por , sistemi elektro-energjitik vazhdoi të degradohej deri në pikën që u bë barrë shtetit, që rrezikonte falimentin financiarisht të Shqipërisë.

U desh 2014 që qeveria jonë të niste zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm atë në 2 vjet. 2016. Por këtu jemi pas 4 vitesh kur projekti ka përfunduar, kam qenë më Isa Mustafën kur lajmëruam se përfundoi projekti. Linja nuk u vu në punë, se pse po e them sot, që mbase u shërben atyre që kundërshtojnë qasjen tonë, arsyeja ishte vetoja e Serbisë. Linja mbeti peng e një formaliteti , në kushtet e një mungesë të vullnetit politik.

Pala serbe pranonte ta njihte vetëm nëse do mbetej përsëri e varur nga Serbia.

Ky është shengeni rajonal, projekte që kanë rëndësi të madhe, dhe që mbetën peng i fjalëve të mëdha dhe që i ka penguar shqiptarët të shohin përtej hundës së tyre.

Ne e hoqëm atë veto dhe morëm mbrapsht këtë që kemi sot, hapjen dhe vënin në funksion të këtij projekti. Fundi i kësaj historie përmes shtypjes së një butoni i jepi jetë një hapësirë energjitike e pavarur mbarë shqiptare. Vënia në operim e linjës, do të sjell një impakt pozitiv dhe do të rrisë kapacitetin e rrjetit interkonektiv të OST.

Mjafton të shohësh pamjet e medaljes për të kuptuar kjo që sot është kthyer në realitet, integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi 24/24 i OST me KOST.

Ne sot jemi më të fuqishëm. Në Kosovë dihet se ka kosto të lartë pasi varet nga termocentralet, baza e prodhimit janë termot pra.
Jemi në kushtet kur mund të racionalizjmë fuqinë tonë. Në Shqipëri për herë të parë vihemi në kushte kur te menaxhojmë tepricat apo mangësitë.

Kjo është një kohë kur ne vijmë si shprehje e vullnetit sovrane e dy shteteve sovrane.

Kjo është një shembull se xhakjadurët që vënë kujën patriotike për të penguar projektet të kuptojnë se çdo të thotë qasja jonë ndaj të ardhmes dhe shengenit.

Nuk është dorëzim i pavarësisë por fuqizim i saj. Ky është shembëlltyrë e vënies në shfrytëzim të kapaciteteve të sovranitet kur bëjnë politikë largpamëmsi. Që në të kundërt sjellin vetëm mbyllje e izolim “.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close