Rusia vë në lëvizje Dodikun në Bosnjë e Hercegovinë
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është vënë në lëvizje propagandistike lidhur me COVID-19.
Një ditë para vizitës së ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës, Dodik ka thënë se “vetëm vaksina ruse kundër COVID është e duhura dhe se vaksinat e prodhuara nga Perëndimi shkaktojnë infertilitet”. Ai njoftoi se Republika Serbe do të prorosisë vaksinën për popullsinë e saj ekskluzivisht nga Rusia, duke injoruar faktin se nuk ka marrë miratim nga Agjencia e BeH për Ilaçet dhe Pajisjet Mjekësore, pa lejen e së cilës përgatitjet e huaja mjekësore nuk mund të importohen në vend. Këtë deklaratë për media Dodik e ka dhënë gjersa po njoftonte për përgatitjet që po bëhen për vizitën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov. Lavrov, do të arrijë në Sarajevë të hënën në mbrëmje, ku do të takohet me Dodikun dhe drejtues të lartë të Republikës Serbe. Ditën e martë, para vizitës tjetër në Beograd, Lavrov pritet t’i takojë edhe tre anëtarët e Presidencës Boshnjake dhe ministren e jashtme boshnjake Biserka Turkoviq. E gjithë vizita e Lavrov do të kaloj nën masa të larta të sigurisë, masa të cilat ekspertet e sigurisë i cilësojnë si masa të shtet rrethimit.
Comments are closed.