Sulmojnë hakerët Rusë:Shërbimet e Google bien nga sistemi në disa vende të botës

Shumë shërbime nga Alphabet Inc, duke përfshirë YouTube, Gmail dhe Google Drive, kanë pasur çrregullime në funksionim për mijëra përdorues në të gjithë botën të hënën.

Ndërprerja në funksionim filloi pak para mesditës.

Platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.

Sipas faqes në internet që merret me monitorimin e ndërprerjeve “DownDetector”, më shumë se 12.000 përdorues të YouTube u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë.

Çrregullime janë raportuar edhe në vende tjera.

Agjencia Reuters ka pyetur kompaninë Alphabet Inc, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje. Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si posta elektronike dhe kalendarët.

PS:Me atë çfarë kemi vërejtur ne në redaksinë e proinformacion.com,kjo rënie ka ardhur si pasojë e sulmit të hackerëve rusë,sepse pas disa tentimeve të pasukseshme për t’iu qasur Gmailit,përnjihere është dhënë mundësia por në gjuhen ruse e cila është paraqitur në ekranet e laptopëve tanë për t’u kyçur në gmail adresen e redaksisë.Kjo gjuhë nuk ishte asnjëhere opsion e kyqjes sonë,gjë që tregon se sistemi ishte kompremetuar!/proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close