Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të marrin disa nga vaksinat e para të Pfizer

Anëtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump do të jenë ndër njerëzit e parë që do të vaksinohen kundër koronavirusit në SHBA, thonë zyrtarët.

Zyrtarët thanë se disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech këtë javë.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters në kushte anonimiteti se vaksinimet do të sigurojnë që qeveria mund të “vazhdojë operacionet thelbësore, pa ndërprerje”.

Por, të dielën, presidenti, Donald Trump, tha se vaksinat në këtë fazë do të ofroheshin vetëm në raste specifike.

Vaksina ofron mbrojtje deri në 95% kundër COVID-19 dhe u konsiderua e sigurt nga rregullatorët e SHBA-së, të cilët të premten vendosën ta miratojnë për përdorim.

Tre milionë dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50-të shtetet në SHBA dhe vaksinimet pritet të fillojnë të hënën (14 dhjetor).

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm që nga nëntori në SHBA.

Të shtunën u raportua për 3.309 vdekje, numër rekord krahasuar me gjitha vendet e botës.

Por, shpërndarja e vaksinës po supozohet se do të jetë një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë jetën e pothuajse 300.000 njerëzve në SHBA.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close