Albin Kurti i shkruan pasuesit të Engelit në Kongres, e uron për detyrë e re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar kongresistin amerikan Gregory Meeks për zgjedhje e tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA.

Të njëjtën pozitë e ka ushtruar deri më tani miku i Kosovës, kongresisti Eliot Engel.

Kurti përmes një letre që mban datën 11 dhjetor 2020, ka uruar kongresistin Meeks duke thënë se beson që Kosova do të vazhdojë ta ketë si aleat në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit.

“I nderuari Gregory Meeks:Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të Neë York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”, thuhet ndër të tjera.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close