Gucci sjell një risi të çuditshme, syze me dizajn të përmbysur

Gucci zbulon trendin e ri dhe të pazakontë të syzeve, ‘kokëposhtë’

Gucci është i njohur për përcaktimin e trendeve – por nuk jemi të sigurt nëse edhe ky i fundit do të kthehet në trend.

Shtëpia e modës ka nxjerrë në shitje një palë syze kokëposhtë, që kushtojnë jo pak, por 470 paundë (513 euro).

Syzet në formë sy maceje – të rrumbullakosura në bazë dhe me cepa anash – ishin të njohura në vitet ‘50 dhe ’60, por janë rikthyer në modë gjatë viteve të fundit.

Ndërsa tani Gucci sjell një risi të çuditshme, me një dizajn të përmbysur, që të jep përshtypjen se modelja po i mban syzet kokëposhtë.

Por dizajni i pazakontë i ka bërë blerësit të ndihen paksa të hutuar, ndërsa disa kanë bërë humor në mediat sociale.

Ka pasur nga ata që kanë vendosur syzet e tyre duke i kthyer kokëposhtë, për të bërë humor me trendin e Gucci-t.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close