Ismaili: Qytetarët e sëmurë nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

Sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka raportuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me situatën e pandemisë.

 

Deputeti Uran Ismaili, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, tha që Qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë. Ismaili deklaroi që qytetarët të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

“Qytetarët e sëmurë nuk e dinë se kë duhet të thërrasin dhe ku të drejtohen pasi të infektohen me virus. Ju takon juve që si qeveri të ftoni të gjithë kryetarët e komunave që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre ngase dora e shtetit nuk po ndihet”, tha Ismaili.

Përveç kësaj, Ministri Zemaj mori edhe kritika të ndryshme për menaxhimin e dobët të pandemisë nga anëtarët e Komisionit për Shëndetësi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close