Java e gruas 2020

`Java e Gruas` është në ngjarje vjetore që organizohet në nivel nacional në mjedis multietnik,nga grupime të ndryshme, nga partitë politike, biznese,shoqëria civile, niveli akademik etj. ku bashkohen më shumë se 120 gra e burra me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve që gratë lidere të arrijnë pozita edhe më të larta në shoqëri.

Ishte kjo deklarata e Pranvera Lipovicës, menaxhere e lartë e programit në Institutit Kombëtar Demokratik, në Mirëmëngjesi Kosovë, në RTK

Ajo ndër të tjera foli edhe për aktivitetet e këtij institucioni (NDI), që sipas saj gjatë 8 viteve të fundit është vërejtur se Java Gruas është bërë objekt debate për rolin e gruas në shoqëri dhe organizohet nga NDI me mbështetje bujare nga USAID, por që këtë vit ka edhe mbështetje nga ambasadat tjera si: Kanadaja, Kroacia, UN Women, etj. me ç’rast i falënderojmë.

Tutje ajo shtoi se në edicionin e sivjetmë do të ketë organizime të ngjeshura për dallim nga vitet e kaluara, që sivjet ka të bëjë me risi, ku do të ketë aktivitete të dendura, ku, në fakt është planifikuar të nisin aktivitetin që në mars të këtij viti, por nga pandemia nuk është bërë e mundur.

“Këtë radhë do të ketë angazhime përmes platformës “online”, duke ruajtur shëndetin e njerëzve, do të ketë prezencë fizike në minimum, ndërkohë që panelistët tjerë do të kenë angazhime përmes platformën virtual, ku ka interesim të madh edhe jashtë vendit”, sqaroi ajo, duke vazhduar se “sot e nesër do të jetë konferenca e parë, që do të duhej nisur në mars, por pandemia nuk e bëri të mundur, ku si temë do të ketë nga fusha politika, ku do të jetë barazia gjinore në këtë fushëveprimi”.

Më tej ajo theksoi se në këtë ngajrje të shënuar do të jenë liderë politikë vendor, por edhe nga bota, si fjala vjen Madelin Ollbirght, si dhe personalitete botërore nga sfera politike, etj./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close