Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Bidenit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, fitoi vota të mjaftueshme të Kolegjit Zgjedhor për t’u konfirmuar president.

Kjo u bë e ditur pasi shteti i Kalifornisë i dha atij 55 votat e tij zgjedhore, gjatë takimit që u mbajt në Sakramento.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të SHBA-së u mblodhën të hënën në të 50 shtetet dhe Distriktin e Kolumbisë për të zgjedhur zyrtarisht Bidenin president të ardhshëm të SHBA-së.

Biden ka fituar zgjedhjet e nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, duke e mundur presidentin aktual, Donald Trump, i cili ka fituar 232.

Për t’u zgjedhur president i SHBA-së duhen së paku 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas sistemit amerikan, votuesit në fakt votojnë për “zgjedhësit”, të cilët pastaj votojnë zyrtarisht për kandidatët.

Rezultati i Kolegjit Zgjedhor tani do të dërgohet në Uashington dhe, më 6 janar, do të paraqitet në një seancë të Kongresit, të cilën do ta kryesojë nënpresidenti Mike Pence.

Votat e zgjedhësve kanë tërhequr këtë vit vëmendje më shumë se zakonisht, sepse Trump ka refuzuar ta pranojë humbjen në zgjedhje dhe ka vazhduar të bëjë akuza të pabaza për mashtrim.

Pasi shumë sfida ligjore janë hedhur poshtë nga gjykatësit, Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë bërë përpjekje ta bindin Gjykatën Supreme, javën e kaluar, që të nxjerrë mënjanë 62 vota zgjedhore për Bidenin, në katër shtete.

Një gjë e tillë do të mund të hidhte dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Por, gjykatësit e kanë refuzuar përpjekjen më 11 dhjetor.

Trump vazhdon të bëjë pretendime false se ai i ka fituar zgjedhjet.

“Shqetësohem që vendi ka një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem. Një president që humbi dhe humbi keq”, tha Trump në një intervistë në Fox News më 12 dhjetor.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara inaugurohet më 20 janar.

Zgjedhjet në SHBA mbahen çdo katër vjet në të martën e parë të nëntorit dhe të drejtë vote ka secili shtetas amerikan mbi 18 vjeç.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close