Ministri Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve

Për më shumë se dy orë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Deputetët anëtarë të këtij komisioni kërkuan të dinë për furnizimin me oksigjen në Klinikat e SHSKUK-së dhe spitalet regjionale, mungesën e barnave, hyrjen e familjarëve të të infektuarave nëpër klinikat me COVID-19, funksionalizimin e shërbimeve në ambulancat specialistike, sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Zemaj ka paralajmëruar masa të reja, varësisht prej numrit të rasteve, duke shtuar se nuk do të ketë zbutje të masave.

Ai ka thënë se rënia e rasteve me COVID-19 ka ardhur për shkak të masave të cilat janë ndërmarrë.

Sipas tij shqetësues mbetet numri i personave që humbin betejën me koronavirus në nivel vendi.

“Me trendin e tanishëm të rasteve pozitive me SARS-COV2 dhe ngarkesën aktuale të spitaleve, QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme nënkuptohet se do jenë një fuqi masat e ndërmarra sipas propozimit të MSH-së. Situata epidemilogjike analizohet në baza të rregullta dhe në varësi sesa është numri i të infektuarve dhe se sa është numri i të shtrirëve në spital dhe cilat janë projeksionet edhe mund të propozohen masa të reja. Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike në dy javët e fundit kemi stagnim të rritjes së virusit pra nuk ka përhapje eksponenciale si pasojë e masave të ndërmarra dhe zbatimit të kontrollit të qytetarëve dhe institucionit të ekzekutive. Këto masa mendojmë se patjetër duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar për të pasur efektin ulje të lakores epidemiologjike e cila po ndodh ditëve të fundit”, tha Zemaj.

 

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj u interesua të di më shumë për të dhënat në nivel të komunave për numrin e të infektuarve, të vdekurve dhe testimeve.

Pas kësaj deklarate reagoi drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani i cili tha se institucioni që ai drejton nuk bënë të dhëna deri në fund të pandemisë. Ndërsa për çështjen e një mutacioni të ri të koronavirusit në Angli ai iu drejtuar deputetëve duke iu thënë të bëjnë pyetje profesionale sepse durimi ka ardhur në skaj, gjë e cila u pasua me një debat ndërmjet dr.Ramadanit dhe deputetes Reshitaj.

Pyetje të shumta për udhëheqësit e shëndetësisë kosovare pati edhe deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu sipas të cili klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në kuadër të SHSKUK-së janë vatër e infeksionit. Ai kërkoi të di se pse janë mbyllur shkallët në Klinikën Interno dhe pse nuk ka dezinfaktët në këto klinika ku po trajtohen pacientët me koronavirus.

“Në muajin e kaluar në seancë të Kuvendit në deklarime jashtë ditët jam munduar me sensibilizua rreth situatës në veçanti në klinikat e reja me COVID sepse nuk ka pasur vijë ndarëse në mes ambienteve të kontaminuara dhe hapësirave tjera, janë mbyllur shkallët dhe bash mirë që është drejtori këtu me na tregu pse I ka mbyllur shkallët në mes katit dytë dhe tretë në Interno, cili është efekte çka ndikon me I mbyll shkallët e klinikës dhe me i future pacientët edhe qytetarët në lift…Hyjnë familjarët rrinë me pacientë, nuk ka dezinektues në korridore, nuk ka në fund të korridoreve, familjarët shkojnë tek pacientët e tyre prej aty prapë dalin në qytet…Vatër e infeksionit kanë qenë klinikat Covid, që nuk janë menaxhuar si duhet. Nuk janë ndërtuar me kohë ekipet mjekësore për klinikat e reja”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close