OBSH: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskë

ATSH-DPA/- Personat e vaksinuar kundër COVID-19 duhet të mbajnë ende një maskë mbrojtëse dhe të ruajnë distancën e tyre nga të tjerët, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ndërsa ka prova shkencore se një vaksinë ndihmon kundër zhvillimit të sëmundjes së mushkërive COVID-19, nuk është e qartë nëse e parandalon infektimin me koronavirusin e ri që mund të shkaktojë COVID-19”, thanë ekspertët e OBSH-së.

Kjo do të thotë se një vaksinë mund të mos parandalojë përhapjen e virusit, vetëm shpërthimin e COVID-19.

Ekspertja e vaksinave të OBSH-së, Kate O’Brien theksoi se duhen kryer më shumë kërkime shkencore mbi vaksinën, prandaj të vaksinuarit duhet të vazhdojnë të mbajnë një distancë të përshtatshme shoqërore, të vënë maskë të lajnë sa më shpesh duart.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close