Fatmir Rexhepi (LDK): Mustafa të lëshoj rrugë, Osmani të mbetet presidente

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dal nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.

Ai në emisionin “Imazh” të RTK-së tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.

“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.

“Vlersimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”, përfundoi ai.

Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet.

Kujtojmë që Rexhepi ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Vjosa Osmanit edhe në opinion po ashtu në Lidhjen Demokratike të Kosovës. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close