Filmi i Isa Qosjes dhe ai i Norika Sefës pjesë e “First Cut +”
Dy projekte filmike kosovare janë përzgjedhur në “First Cut +”.
The Stork“ (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim të Venerës“ nga regjisorja Norika Sefa janë dy projektet filmike Kosovare të përzgjedhura nga programi i njohur First Cut+.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, teksa jep edhe detaje rreth asaj se çfarë është “First Cut +”.
Programi në fjalë është krijuar për rritjen e aftësisë konkurruese dhe tregtimin e filmave artistik që kanë marrë pjesë në First Cut Lab.
“First Cut +” është lansuar përmes bashkëpunimit të ngushtë me dy platforma dinamike të njohura në industrinë e filmit, “When East Meets West”, në Trieste dhe “Eastern Promises Industry Days”. të Festivalit të Filmit Karlovy Vary.
Comments are closed.