Kryeministri Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm
ATSH/ Kryeministri Edi Rama pritet të dërgojë sot për dekretim emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
“Sot do të dërgoj për dekretim te Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie”, u shpreh Kryeministri Rama.
“Dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, vlerësoi Rama.
Çuçi mban aktualisht postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, detyrë të cilën e mori në janar 2019.
Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama.
Emërimi i Çuçit, ministër i Brendshëm vjen pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga ky post, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga një punonjës policie.
Comments are closed.