NATO dëshiron të mbetet “aleancë atomike”

Shtetet e NATO-s kritikojnë traktatin e OKB-së mbi ndalimin e armëve bërthamore, i cili do të hyjë në fuqi së afërmi.

Traktati i OKB-së për Ndalimin e Armëve Bërthamore nuk e pasqyron mjedisin ndërkombëtar të sigurisë, i cili po bëhet gjithnjë e më sfidues. Ai gjithashtu bie në kundërshtim me rregulloret ekzistuese për çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, sipas një deklarate të përbashkët të të gjitha vendeve tw NATO-s. Prandaj, NATO-ja ka ritheksuzar refuzimin e traktatit.

Marrëveshja e kritikuar nga aleanca e ka burimin në fushatën ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor (ICAN) në Gjenevë. Ajo u miratua në korrik 2017 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me votat e 122 vendeve. Më shumë se 80 vende kanë aderuar në traktat. ICAN mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017.

Fillimi me nënshkrimin e Hondurasit

Pasi Hondurasi e ratifikoi në tetor traktatin si shteti i 50-të, ai mund të hyjë në fuqi 90 ditë më vonë – më 22 janar 2021. Në dokument, i cili është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar, nënshkruesit marrin përsipër që “asnjëherë, në asnjë rrethanë”, të mos zhvillojnë, prodhojnë, marrin, posedojnë ose strehojnë armë bërthamore.

Shtetet e NATO-s vërtet thonë se edhe ato e mbështesin objektivin e një bote pa armë bërthamore. Por ato theksojnë se mënyra e vetme e besueshme për çarmatimin bërthamor është Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), thuhet deklarata. Traktati i ndalimit të OKB-së nuk ka mekanizma rigorozë dhe të qartë të verifikimit. Për më tepër, atë nuk e ka nënshkruar asnjë shtet që ka armë bërthamore. Në deklaratë theksohet se për sa kohë që ekzistojnë armë bërthamore, NATO mbetet një aleancë atomike.

aud (afp, dpa)/dw

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close