“Në kujtim të Otto Barić”/ Presidenti i FIFA-s, mesazh për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit kuqezi

ATSH/ -Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Otto Barić, u nda nga jeta më 13 dhjetor në moshën 88-vjeçare.

Një lajm i hidhur për futbollin, që humbi një figurë që ka dhënë kontribut të madh për këtë sport për dekada me radhë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera ku ai punoi si Kroaci, Austri, Turqi, Gjermani, etj.

Për ndarjen nga jeta të Otto Barić ka reaguar edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i ka përcjellë ngushëllimet e tij komunitetit kroat të futbollit, por edhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar ndër vite me ish-trajnerin e njohur, njoftoi sot FSHF.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të kombëtares dhe figurës emblematike të futbollit kroat, Otto Barić. Fjalët duken të pamjaftueshme për të shprehur trishtimin që ndiejmë për këtë humbje”, shkruan numri një i FIFA-së në telegramin e ngushëllimit dërguar Presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Davor Šuker, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Austriake të Futbollit.

Në letrën e tij të titulluar “në kujtim të Otto Baric”, Presidenti Infantino kujton karrierën e kroatit të shquar, i cili si futbollist përfaqësoi ngjyrat e Metalac Zagreb dhe NK Lokomotiva. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai nisi një karrierë të suksesshme si trajner, që do të zgjaste për më shumë se katër dekada.

“Ai ishte trajner i klubeve në Kroaci, Gjermani, Austri dhe Turqi, duke fituar disa tituj me FC Ëacker Innsbruck, SK Rapid Ëien, FC Red BullSalzburg dhe GNK Dinamo. Ai gjithashtu ishte trajner i ekipeve Kombëtare të Austrisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, që ishte edhe emërimi i tij i fundit”, – shkruan Infantino, teksa shton më tej: – “I konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit kroat të të gjitha kohërave, një legjendë e trajningut, udhëheqës dhe motivues i ekipit, trashëgimia dhe arritjet e tij, e në veçanti lidershipi i tij, personaliteti i tij dhe cilësitë e tij njerëzore nuk do të harrohen kurrë, dhe ai do të na mungojë shumë. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, unë dëshiroj të përcjell ngushëllimet tona më të ndjera për Federatën Kroate të Futbollit, dhe për familjen, miqtë dhe të dashurit e Otto-s”, – shkruan ndër të tjera Presidenti i FIFA-s, Infantino në mesazhin e tij.

Edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh i trishtuar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Bariç ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera gjatë eksperiencës së tij në stolin kuqezi. “Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë”, tha Presidenti Duka.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close