Prokuroria ndryshon akuzën për policin që vrau Klodian Rashën

Efektivi Nevaldo Hajdaraj do të akuzohet për “Vrasje me dashje”.

Fillimisht ndaj efektivit të policisë kishin nisur hetim për veprën penale “Tejkalim i kompetencave dhe shpërdorim detyre”, një akuzë që është rrëzuar pas marrjes së provave të reja që tregojnë momentin e vrasjes së Klodian Rashës.

Prokuroria bën me dije se efektivi Hajdaraj ka qëlluar ndaj Rashës kur ky i fundit po vraponte në drejtim të shtëpisë.

Sakaq arma e gjetur 80 m larg nga vendngjarja është ende e paidentifikuar nga ekspertiza.

Ndërkohë qeveria e cilësoi vrasjen si aksidentale, një cilësim që ngjalli mjaft reagime të ashpra nga opinioni, por edhe nga familja Rasha që thanë se kjo ishte vrasje për herë të dytë, njofton oranews.

Klodian Rasha u vra nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor përpara shtëpisë së tij. Vrasja e 25 vjeçarit ngjalli revolta të shumta në radhët e qytetarëve dhe kryesisht të rinjve, që shpërthyen në protesta të dhunshme në të gjithë vendin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close