“The New York Times”: Vaksina “Pfizer” shkakton një rast reaksioni të rëndë alergjik

ATSH-AFP/ – Një punonjës i kujdesit shëndetësor, banor i Alaskës, përjetoi një reaksion të rëndë alergjik pas injektimit të vaksinës “Pfizer-BioNTech” antiCOVID-19, aq sa u shtrua në spital, njoftoi sot “The New York Times”.

“Ky punonjës shëndetësor, identiteti i të cilit nuk u specifikua, nuk kishte histori të njohura alergjike dhe mëngjesin e së mërkurës gdhiu në gjendje të qëndrueshme “, shtoi e përditshmja.

Nga ana e saj, kompania “Pfizer” siguroi se do të punojë në bashkëpunim me autoritetet lokale shëndetësore për këtë rast.

Autoritetet shëndetësore britanike më 9 dhjetor këshilluan kundër administrimit të vaksinës “Pfizer-BioNTech” për personat me reaksione akute alergjike në të kaluarën, pas dy rasteve të përgjigjes së dobët ndaj injeksioneve të para.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close