Vdekja e dyshimte e shkrimtarit Albert Camus

Ne xhepin e tij u gjeten doreshkrime te nje romani te paperfunduar. Teorite e konspiracionit ne lidhje me perfshirjen e KGB. 4 Janar 1960. I famshmi, i lindur ne Algjeri, filozofi dhe shkrimtari francez Albert Camus kthehet ne Paris nga Provence, ku kaloi pushimet e dimrit. Makinen, marke Facel-Vega, e nget miku i tij dhe botuesi Michel Galimar. Burri dhe vajza e tyre po udhetojne me ta. Rruga eshte plot me akull dhe ne afersi te qytetit te vogel (Petite) Vilmpleven Galimar humb kontrollin e automjetit mbreselenes dhe perplaset ne nje peme. Nxjerrja e udhetareve nga rrenojat zgjat ore, por per Camus tashme eshte vone. Vdekja e shkrimtarit nobelist ishte e menjehershme.

Galimar nxirret i gjalle, por plagosur rende. Do jape frymen e fundit disa dite me vone. Gruaja dhe vajza e tij shpetuan me lendime te lehta. Makina u shperbe pas perplasjes ne peme. Shpejtesia e tepert apo makine e rrezikshme? Ne xhepin e xhaketes te Camus policia gjeti nje bilete treni me te cilen synonte te kthehej para se t’i propozonte miku i tij per te udhetuar me makinen e tij. Gjithashtu gjeten 144 faqe te romanit te titulluar “Njeriu i Pare”, te cilin nuk mbaroi. Shumica nxituan per te fajesuar Galimar per ngarjen e shpejte. Por shoku i tij dhe shkrimtari Renee Rehabl ia hodhi fajin makines. “Kjo makine eshte nje varr,” duket se paralajmeroi Galimar-in para udhetimit. Me vone pretendoi se kisht fakte te defekteve ne ndertim te Face-Vega.

Vdekja e Camus tronditi opinionin publik francez dhe me gjere. Vetem 46 vjec, kishte fituar nje vend te rendesishem ne piedestalin e kultures franceze si filozof, autor, gazetar, dhe feminist i pasherueshem. Shkroi romane qe do te beheshin pike referimi ne historine e letersise boterore, te tilla si “I Huaji” dhe “Murtaja”. Shfaqja teatrore “Kaligula” dhe eseja “Miti i Sizifit”, e kishin klasifikuar ne eliten e letersise boterore dhe intelektualizmit. Opozita kunder luftes ne Algjeri e kishte sjelle ne balle te skenes politike, ku me mendimet, kritikat dhe nderhyrjet e tij, beri shume armiq.

Shume vite me vone, nje version i ri i aksidentit doli ne drite. Gazeta italiane Corriere della Sera, pohoi se aksidenti u organizua nga KGB-ja si pergjigje te kritikave te bera nga Camus kunder Bashkimit Sovjetik dhe ne vecanti per nje artikull qe ai shkroi ne vitin 1957. Aty, akuzonte ministrin e jashtem te BRSS Dmitry Sepilof per ngjarjet ne Hungari ne 1956, te cilat i karakterizoi si “Masakrat e Sepilof”. Natyrisht ne keto raste, e verteta nuk eshte e lehte te konstatohet. E vetmja gje e sigurte eshte se Camus iku ne nje moshe kur ai ende kishte shume per te ofruar ne letersi, teater, politike dhe gazetari. K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close