Rama pret Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë e Kryeministrisë, Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Osmani që prej kohës që u emërua në detyrën e presidentes së Kosovës.
Ajo u prit sot me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa iu drejtua me një fjalë edhe Kuvendit të Shqipërisë.
Comments are closed.