Ambasadori Kosnett:Lajm i shkëlqyeshëm vazhdimi i mbështetjes së MCC për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës.

Ndryshe dje Bordi i Drejtorëve të MCC zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre.

MCC siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike.

MCC merr një qasje të ngjashme me biznesin, me angazhime themelore për të dhëna, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje të bazuar në prova.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close