BE kontratë me Novavax për vaksinën antiCOVID-19

ATSH-AFP/ – Komisioni Europian njoftoi sot se kishte përfunduar bisedimet me kompaninë amerikane bioteknologjike Novavax për blerjen e 100 milionë dozave të vaksinës së saj potenciale kundër koronavirusit të ri.

Sapo të finalizohet, kjo kontratë do të jetë e shtata e lidhur nga BE me një laborator farmaceutik për një vaksinë antiCOVID-19. EUropa do të disponojë më pas një potencial prej më shumë se dy miliardë doza.

“Kontrata e parashikuar me Novavax do të jepte mundësinë (…) për të blerë 100 milionë doza me një mundësi prej 100 milionë doza shtesë”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian.

“Vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë në Bashkimin Europian më 27,28,29 dhjetor”, njoftoi gjithahstu presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Komisioni Europian ka nënshkruar tashmë gjashtë kontrata për të porositur paraprakisht vaksinat: me kompaninë suedezo-britanike ”AstraZeneca” dhe amerikanen ”Johnson & Johnson” (deri në 400 milionë doza nga secila), me dyshen franko-britanike Sanofi-GSK (deri në në 300 milionë doza), me dyshen amerikano-gjermane Pfizer-BioNTech (deri në 300 milionë doza), me gjermanen CureVac (deri në 405 milionë doza) dhe me American Moderna (deri në 160 milionë doza).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close